Lideri Suprem i Iranit Mojtaba Khamenei deklaroi sot se Irani nuk heq dorë nga të drejtat e tij, dhe se vendi po transformohet në një fuqi të madhe. Ai shtoi se nuk do i lënë pushtuesit kriminelë, duke iu referuar SHBA-së dhe Izraelit, pa u ndëshkuar. Khamenei duke iu drejtuar popullit të Irani tha se ata janë një popull heroik duke i fitimtarë në këtë fushë beteje.
“Irani nuk kërkon luftë, por nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tij. Ju, populli heroik i Iranit, ishit fituesit vendimtarë në këtë fushë beteje. Irani është sot në agim të transformimit të tij në një fuqi të madhe. Ne nuk do t’i lëmë pushtuesit kriminelë që sulmuan vendin tonë të pandëshkuar. Ne do të kërkojmë kompensim për të gjitha dëmet dhe për gjakun e martirëve tanë. Për fqinjët tanë jugorë: ju po dëshmoni një mrekulli, shikojeni drejt dhe qëndroni në anën e duhur. Kini kujdes nga premtimet e rreme të djajve. Ne do të hyjmë në një fazë të re në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit. Populli nuk duhet të braktisë rrugët pavarësisht “negociatave me armikun,” tha Lideri Suprem i vendit, Mojtaba Khamenei, në një deklaratë të lexuar në televizionin shtetëror.
Të lidhura
None found
Nga ana tjetër Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshje, duke shtuar se tashmë Irani është i mposhtur dhe nuk ka më ushtri.
“Ata flasin shumë ndryshe kur janë në një takim krahasuar me atë që thonë në shtyp. Ata janë shumë më të arsyeshëm. Bien dakord për gjëra që duhet të bien dakord. Nëse nuk ka marrëveshje atëherë kjo do të jetë shumë e dhimbshme për ta.”- u shpreh Trump.
Pavarësisht deklaratave të optimizmit, armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit tashmë po tregon shenja tensioni. Forcat izraelite vazhdojnë sulmet në Libanin jugor, një zonë ku vepron organizata Hezbollah e mbështetur nga Teherani.
