Rreth 9 mijë pacientë nga Rripi i Gazës kanë nevojë për evakuim urgjent për trajtim

Rreth 9,000 pacientë nga Rripi i Gazës duhet të evakuohen urgjentisht për trajtim pasi në territorin palestinez kanë mbetur vetëm 10 spitale që thuajse nuk funksionojnë, paralajmëroi sot kreu i OBSH-së.

“Me vetëm 10 spitale që funksionojnë minimalisht në të gjithë Gazën, mijëra pacientë vazhdojnë të kenë mungesë të kujdesit shëndetësor”, paralajmëroi Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Para luftës, Gaza kishte 36 spitale, sipas shifrave të OBSH-së.

“Përafërsisht 9,000 pacientë duhet të fluturojnë urgjentisht jashtë vendit për shërbime jetike shëndetësore, duke përfshirë trajtimin për kancerin, plagët nga bimbardimet, dializën dhe sëmundje të tjera kronike”, tha ai.

Ky numër është 1000 më i lartë se regjistrimi i fundit i OBSH-së në fillim të marsit.

Para fillimit të luftës më 7 tetor, 50 deri në 100 pacientë në ditë referoheshin nga Gaza në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor. Gjysma e tyre po trajtoheshin për kancer./albeu.con


Shtuar 30.03.2024 18:21