Turqia është përfshirë nga një skandal i rëndë, teksa rojet e Ahmet Çalik rrahën për vdekje një punonjës të kompanisë, i cili kishte shkuar para zyrave të Çalik Holding për të kërkuar pagesat që kompania i detyrohej.
Erol Egrek, 49 vjeç, u rrah nga truprojat e Çalik Holding dhe më pas humbi jetën në spital. Incidenti ndodhi muajin e kaluar në zyrat qëndrore të grupit çalik në Stamboll.
Erol Egrek kishte punuar për disa vite në një nga minierat e grupit Çalik dhe kishte pa marrë një pjesë të pagesave. Punëtori i ndjerë kishte fituar edhe gjyqin, por pavarësisht kësaj kompania ka refuzuar të shlyejë pagesat.
Kjo e ka detyruar Egrek që të protestojë para zyrave të grupit, ku fillimisht ka hedhur një vazo lulesh në drejtim të zyrave dhe më pas i ka drejtuar pistoletën vetes së tij duke kërcënuar me vetvrasje. Por gjatë kësaj kohë truprojat kanë ndërhyrë duke e rrahur punonjësit, i cili më pas është çuar në spital ku ka humbur jetën.
Fillimisht grupi Çalik reagoi duke mohuar akuzat për rrahje deri në vdekje, por më pas ka qenë vajza e punëtorit të ndjerë e cila ka publikuar pamjet që tregonin disa truproja duke rrahur babain e saj. “U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë ndërgjegje. Mos lejoni që të harrohet” shkroi vajza e Egrek në rrjetet sociale duke i shoqëruar këto fjalë më pamjet e rrahjes brutale.
Skandali është shoqëruar me protesta të forta nga kolegët e Egrek, të cilët kanë protesuar masivisht para zyrave të çalik. Në një nga këto protesta, ata kanë fajësuar drejtëpërdrejtë pronarin e grupit, Ahmet Çalik si përgjegjësin kryesor.