Referendumi për reformën në drejtësi/ Rezultatet e para të sondazheve ‘rrëzojnë’ Melonin

Italianët duket se po i thonë ‘JO’, reformës në drejtësi të kërkuar nga qeveria Meloni. Mediat italiane shkruajnë se një pjesëmarrje kaq e lartë nuk pritej. Në procesin e votimit morën pjesë rreth rreth 21 milionë banorë, një shifër e papritur, më e lartë se referendumet e fundit.

Sipas mediave italiane një pjesëmarrje prej më shumë se 55% nuk ishte imagjinuar. Votimet u rihapën në orën 7:00 të mëngjesit të së hënës, ndërsa edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni mori pjesë në procesin e votimit.

Deri më tani, nga sonadazhet e bërë referendumi duket për “Jo”. Sipas tyre, “Jo” janë shprehur 53,9%, dhe “Po” janë shpreur 46,1% e qytetarëve, teksa pjesëmarrja ka qenë rekord në masën 58%.

Italianët u thirrën të votojnë për tre ndryshime të mëdha në sistemin gjyqësor: nëse reforma miratohet me votën Po, do të futet ndarja e karrierës midis prokurorëve dhe gjyqtarëve, do të ndahet Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, organi vetëqeverisës i magjistratëve dhe do të krijohet një Gjykatë e Lartë Disiplinore i cili do të merret me procedurat disiplinore kundër vetë magjistratëve.

Reforma parashikon gjithashtu që anëtarët e CSM-së, dy të tretat e magjistraturës dhe një e treta juristët, nuk zgjidhen më siç ndodh tani çdo katër vjet, por emërohen me short.


Shtuar 23.03.2026 17:02