Autoritetet qeveritare në Indi kanë dislokuar dje para agimi efektivë paramilitarë dhe policë për të rrethuar territorin që më pas bulldozerët të nisnin shembjen e një xhamie të lashtë në kryeqytetet, sipas tyre me urdhër për heqjen e “strukturave të paligjshme” nga rezervati natyror.
Xhamia Masjid Akhonji dhe seminari islamik ngjitur me të ku qëndrojnë 22 studentë në zonën Mehrauli u shembën , edhe pse kujdestarët thonin se ajo ishte rreth 600 vjeçare.
Shembja vjen në një kohë të çuditshme tensionesh në Indi teksa disa ditë më parë kryeministri Modi inauguroi një tempull të ri të fesë dominuese hindu, të ndërtuar mbi rrënojat e një xhamie të mëparshme që ishte shembur nga autoritetet indiane.
Xhamia në zonën e pasur të Mehrauli, është në fakt e rrethuar me rrënoja shekullore nga vendbanime të periudhave para Indisë moderne.
Kujdestari Mohammad Zaffar, tha për rrjetin AFP se nuk kishin marrë paralajmërim para se forcat e shembjes të vinin në mesin e natës.
Ai shtonte se shumë varre të vjetra në xhami ishin denigruar dhe asnjë nuk ishte lejuar të merrte me vete libra apo materiale të tjera nga xhamia para shembjes.
“Shumë nga figurat tona të adhurimit fetar janë varrosur këtu, tashmë nuk ka më asnjë shenjë të vareve. Ata morën rrënojat e xhamisë dhe të të parëve tanë dhe i kanë hedhur diku tjetër”, tha Zaffar për rrjetin AFP.
Agjencia e territorit në Delhi që është përgjegjëse për shkatërrimet, nuk u përgjigj kërkesave të rrjetit AFP për komente.
Rreth 170 milionë muslimanët në Indi përbëjnë gati një të gjashtën e popullsisë së vendit.