Prej 42 ditësh vijojnë sulmet e pandalshme ruse mbi popullsinë ukrainase.
Në mes të luftës në Ukrainë, një vajzë e quajtur “Valerisssh” shpërndan çdo ditë video në rrjetet sociale që tregojnë më së miri shkallën e ferrit në të cilin ndodhet vendi i saj.
Brenda dy javësh pasi Putin filloi pushtimin e Ukrainës, ajo fitoi më shumë se 300,000 ndjekës.
“Vladimir Putin vrau vëllain tim 18-vjeçar në Ukrainë, ndërsa rusët janë të shqetësuar për mbylljen e Mc Donald’s. Të dua vëlla, Putin është djalli”, ka shkruar ajo.
Kjo vajzë ukrainase u zhvendos në Itali disa ditë më parë, e cila i siguroi asaj dhe familjes së saj strehim gjatë pushtimit të vendit të saj.
Ajo është me origjinë nga Chernihivi, është 24 vjeç dhe në kohën e lirë merret me fotografi.