Putin: Për vendin tim lufta në Ukrainë është një çështje ”jetike”

Presidentit rus Vladimir Putin shprehet se Rusia e konsideron situatën në Ukrainë “jetike”.

“Për Perëndimin është vetëm një çështje taktike. Ndërsa Perëndimi mbajti qëndrime taktike ndaj Ukrainës, për vendin tim është çështje jete dhe vdekjeje. Nëse Perëndimi nuk do të kishte ndërhyrë, lufta do të kishte përfunduar një vit e gjysmë më parë”, tha ai.

Qëndrimet e Moskës dhe Kievit për një zgjidhje të mundshme paqësore janë të largëta. Ndërsa Kievi këmbëngul për kthimin e të gjitha territoreve të pushtuara, duke përfshirë gadishullin e Krimesë, Rusia dëshiron të mbajë territoret e pushtuara që i ka integruar tashmë në territorin e saj kombëtar.

Rusia ka bërë një luftë të ashpër kundër Ukrainës për gati dy vjet.


Shtuar 18.02.2024 19:07