“Punon me mua vetëm po bërëm s*ks në grup”, videopërgjimi që i dha fund martesës së Melonit

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një njoftim në Instagram, zbuloi se është ndarë nga partneri i saj, gazetari Andrea Giambruno.

Ai ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit për komentet seksiste që ka bërë gjatë dhe pas transmetimit në televizion.

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati 10 vjet, përfundon këtu”, ka shkruar Meloni në rrjetet sociale. “Rrugët tona kanë ndryshuar prej disa kohësh dhe ka ardhur koha ta pranojmë atë.”

Giambruno është prezantues i një programi lajmesh të transmetuar nga Mediaset, pjesë e grupit mediatik MFE në pronësi të trashëgimtarëve të të ndjerit Silvio Berlusconi.

Në dy ditë të kësaj jave, një tjetër emision i Mediaset publikoi filmime në studiot e  programit të Giambrunos, ku ngacmonte një kolege të tij.

Në regjistrimin e dytë, të transmetuar të enjten, Giambruno dëgjohet duke u mburrur për një lidhje të tij dhe duke u thënë kolegeve “se mund të punojnë për të, vetëm nëse bëjnë seks në grup”.

Gjithashtu ai është kritikuar gjerësisht në gusht për komentet ku fajëson vajzat që abuzohen seksualisht pas një rasti të përdhunimit në grup.

“Nëse shkoni për të kërcyer, keni të drejtë të deheni. Por nëse shmangni dehjen dhe humbjen e shqisave, mund të shmangni gjithashtu probleme të caktuara dhe të vendoseni përballë një ‘ujku’”, tha ai gjatë programit të tij.

Meloni deklaroi se nuk duhej gjykuar për komentet e partnerit të saj dhe se nuk do t’u përgjigjej pyetjeve për sjelljen e Giambruno.


Shtuar 20.10.2023 11:38