Pse dështuan Hitleri dhe Napoleoni në pushtimin e Rusisë?

History of Yesterday

Përktheu: AlbEu.com

Janë dy faktorë mjaft interesante që tregojnë më së miri admirimin e Hitlerit për perandorin francez. E para shënon datën 23 qershor 1940. Franca sapo kishte kapitulluar dhe Hitleri donte të shkonte në Paris për të zyrtarizuar rendin e ri politik të Europës Kontinentale.

Në Paris, Hitleri vizitoi monumentet më të rëndësishme të Francës (si Kulla Eifel, edhe nëse nuk mund të arrinte në majën e saj). Në veçanti, Hitleri mezi priste të shihte varrin e Napoleonit.

“Ky është momenti më i mirë i jetës sime”, tha ai.

E dyta janë kujtimet e Hitlerit, në të cilat ai shpesh e krahasonte veten me Napoleonin si dy burra me një fat të përbashkët.

Mund të kuptoj, ndoshta më mirë se kushdo tjetër, torturat e vuajtura nga Napoleoni, i etur për paqe dhe i detyruar të vazhdojë luftën, pa u ndalur dhe pa parë asnjë perspektivë për t’u dorëzuar, por këmbëngulës në shpresën e tij të përjetshme për të arritur paqen.

Që nga vera e vitit 1940 edhe unë kam kaluar të njejtat vuajtje. Ka qenë gjithmonë Anglia ajo që ka bllokuar rrugën e Europës drejt prosperitetit”, theksoi diktatori gjerman.

Fushata ruse e Napoleonit dhe Operacioni Barbarossa i Hitlerit

Tani do ta analizoj më në thellësi këtë krahasim. Në veçanti, unë do të analizoj fushatat ruse të Napoleonit dhe Hitlerit (përkatësisht 1812 dhe 1941). Thuhet shpesh se historia ka treguar se Rusia nuk mund të pushtohet.

Është e vërtetë, por cilat janë bazat e kësaj teorie?

Si për Napoleonin ashtu edhe për Hitlerin, përpjekja për të pushtuar Rusinë çoi në disfatën e tyre dhe në shkatërrimin e asaj që ata kishin krijuar më parë.

Dy ushtri të mëdha

Si Napoleoni ashtu edhe Hitleri kishin ushtri të mëdha dhe të dy besonin se ushtritë e tyre ishin më të mëdhatë në histori.

Napoleoni besohej se kishte 670,000 ushtarë, Hitleri 3,100,000. Ushtria franceze kishte gjithashtu 200,000 kuaj, 1,500 topa dhe 25,000 automjete llojeve të ndryshme. Operacioni Barbarossa (pushtimi i Hitlerit në Rusi) përmbante 3350 tanke, 2000 avionë luftarakë, 600.000 kuaj, 600.000 automjete dhe artileria e  rëndë përbëhej nga 7.500 topa.

Megjithatë, të dyja ushtritë treguan se kishin probleme të mëdha. Për sa i përket ushtrisë së Napoleonit, për shembull, vetëm një e treta e ushtarëve ishin francezë. Dy të tretat e tjera përbëheshin nga ushtarë nga rajonet që Napoleoni kishte pushtuar më parë. Pra, ata nuk e ndjenin rëndësinë e asaj lufte, nuk ishte e tyre.

Problemi kryesor i Hitlerit ishte joefikasiteti i tankeve të tij. Para së gjithash, nuk mjaftuan.

Në betejën e Francës, Gjermania kishte përdorur pak a shumë të njëjtin numër tankesh, por luftimet ishin zhvilluar në një territor jashtëzakonisht më të vogël se ai rus, raporton Albeu.com.

Pse Napoleoni dhe Hitleri nuk arritën të pushtonin Rusinë?

Arsyeja kryesore pse Napoleoni dhe Hitleri nuk arritën të pushtonin Rusinë ishte koha. Pushtimi francez i Rusisë u zhvillua midis 23 qershorit dhe 14 dhjetorit 1812; Operacioni Barbarossa zgjati nga 22 qershori deri më 5 dhjetor 1941.

Të dy filluan në verë. Napoleoni dhe Hitleri besonin se mund ta pushtonin Rusinë shumë shpejt. Raportet thonë se Napoleoni deklaroi se një betejë e vetme do të kishte mjaftuar, ndërsa Hitleri u tha hierarkëve të tij: “Vetëm godisni derën, e gjithë ndërtesa e kalbur do të shembet”.

Por ata kishin gabuar. Sidomos, ata nënvlerësuan aftësinë e Rusisë për të rekrutuar forca. Territori i Rusisë ka qenë gjithmonë i jashtëzakonshëm dhe disponueshmëria e ushtarëve ishte e madhe si në 1812 ashtu edhe në 1941.

Pasi ushtritë franceze dhe gjermane u përballën me dimrin rus, atëherë, ata nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të tërhiqeshin ose të fillonin një luftë mizore.

/albeu.com

 


Shtuar 22.01.2023 07:17