Protestat në Turqi, shkon në 1418 numri i të arrestuarve

Shkon në 1418 numri i të arrestuarve në Turqi që nga shpërthimi i protestave më 19 mars. Protestat lidhen me arrestimin e kryetarit opozitar të Stambollit, Ekrem İmamoğlu.

Lajmi për arrestimet është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, ku në një postim në platformën X, shkruan “1,418 të dyshuar janë arrestuar aktualisht gjatë protestave të paligjshme që nga 19 marsi”.

[custom-related-posts]

Imamoglu insiston se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, çka hidhet poshtë nga presidenti Recep Tayyip Erdogani.

Partia kryesore opozitare në vend, ajo republikane CHP, e cila të dielën e shpalli Imamoglunë si kandidatin e saj presidencial, është shprehur se protestat do të mbyllen të martën, pa sqaruar ndërkohë se cilat do të jenë hapat e saj të mëtejshëm.


Shtuar 25.03.2025 17:17