Protestat e studentëve në Serbi kanë shkaktuar një reagim të fortë nga presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili i cilësoi kërkesat e studentëve si të përmbushura prej kohësh.
Gjatë një intervistë për Newsmax Balkans, Vuçiç tha se kërkesat e studentëve, për të cilat ata janë mobilizuar nëpër qytetet e vendit, janë plotësuar dhe se pjesëmarrja e studentëve në protestat ndërkombëtare, si ajo në Strasburg, është një “performancë për publikun e gjerë”.
Vuçiç theksoi se, megjithëse studentët kërkojnë gjithnjë e më shumë, shumica e tyre ka arritur ato që kërkonin që në fazat e para. Ai gjithashtu e bëri të qartë se përveç kërkesave të studentëve, ai ka parë se Albin Kurti ka pasur ndikim në ngritjen e kërkesës së gjashtë, duke e lidhur këtë me veprimet e qeverisë së Kosovës dhe duke e përfshirë Kurtin në përpjekjet për të nxitje presioni ndaj Serbisë.
“Numri i kërkesave është rritur, dhe kërkesën e gjashtë e ka ngritur personalisht Albin Kurti,” u shpreh Vuçiç, duke e lidhur këtë me aktivitetet dhe deklaratat e tij politike.
Përveç kësaj, presidenti i Serbisë mori një qëndrim të ashpër ndaj Kurtit dhe disa personaliteteve të tjerë, duke i quajtur ato si “pa arsye” të sulmuara dhe shprehu mosmiratimin e tij ndaj përpjekjeve për të përdorur situatën për përfitime politike.
Në lidhje me ngjarjet e fundit dhe tensionet, Vuçiç tha se qeveria e tij ka treguar durim dhe gatishmëri për të përballuar “terrorin” politik të shpërthyer gjatë pesë muajve të fundit, duke theksuar se ekonomia e Serbisë ka pësuar dëme nga këto tensione dhe nuk duhet të përsëritet një situatë e tillë.
Gjithashtu, ai përsëriti kritikën e tij ndaj dekanes së Fakultetit Filozofik të Nishit, Natalija Jovanoviç, për të cilën ai ka bërë akuza të ashpra për thirrje për linçim të individëve me mendime ndryshe dhe për shkak të lëndimeve që ka marrë gjatë një proteste.
Vuçiç mbylli intervistën me një thirrje për dialog, duke thënë se ky është momenti për të arritur një marrëveshje dhe që situata e krijuar nuk duhet të ndodhë më kurrë në të ardhmen.