Presidenti Donald Trump, ka deklaruar këtë të shtunë se iranianët “po e shohin lirinë”, teksa protestat vazhdojnë të përhapen në të gjithë Iranin, dhe po ashtu ka shtuar se Ëashingtoni, është i gatshëm të ofrojë mbështetje.
“Irani po e sheh LIRINË, ndoshta si kurrë më parë,” shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social. “SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë!”
Kujtojmë se Irani ka përjetuar një valë protestash që nga fundi i dhjetorit, kryesisht për shkak të rënies së ndjeshme të vlerës së rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike. Demonstratat nisën më 28 dhjetor pranë Pazarit të Madh të Teheranit dhe më pas u përhapën në disa qytete të tjera.
Të premten, Trump tha se Irani ishte “në telashe të mëdha” ndërsa trazirat po përshkallëzoheshin, duke theksuar se Ëashingtoni po monitoronte nga afër zhvillimet dhe paralajmëronte autoritetet kundër përdorimit të forcës vdekjeprurëse ndaj protestuesve. Ndërsa Irani nga ana tjetër, ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin se janë duke nxitur trazirat.
