Protesta në Milano/ 5 mijë persona kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike! Raportohen sulme me armë ndaj policisë

5 mijë persona kanë protestuar ditën e sotme në Milano, kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, ceremonia hapëse e së cilës u mbajt ditën e djeshme. Pjesë e protestës ishin aktivistë nga qendrat sociale, grupet studentore, shoqatat për të drejtat e strehimit dhe sindikatat.

La Reppublica shkruan se marshimi u hap me disa pankarta, përmes të cilave protestuesit dënonin prerjen e pemëve, në disa zona ku do zhvillohen lojërat. Marshimi rifilloi duke kaluar në Piazza Gabrio Rosa dhe më pas në Viale Martini. Protestuesit qëlluan me fishekzjarre furgonët e policisë. Policia u përgjigj duke përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës.

Nga kjo ngjarje, është raportuar gjithashtu edhe një sulm me armë ndaj policisë. Një grup protestuesish me kapuçë dhe helmeta shkruan drejt unazës lindore të qytetit, ndërkohë që vazhdonin të hidhnin bomba tymi dhe fishekzjarre. Pesë protestues janë ndaluar deri më tani nga policia italiane. Ata janë dërguar në komisariat pas përleshjeve me policinë në zonën e Corvettos.


Shtuar 7.02.2026 23:19