Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përballet sërish me një mocion mosbesimi në PE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të përballet sërish me një mocion mosbesimi në Parlamentin Evropian. Kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka informuar krerët e grupeve politike, duke cituar burime të mirëinformuara.

Mediat e huaja shkruajnë se debati dhe votimi pritet të zhvillohen në seancën plenare të Parlamentit Europian, javën e ardhshme në Strasburg. Është mocioni i katërt i censurës kundër Ursula von der Leyen dhe Komisionit të saj në gjashtë muaj.

Mocioni i ri i censurës është paraqitur nga grupi i ekstremit të djathtë “Patriotët për Evropën”, i cili kritikoi ashpër presidentin e Komisionit, kryesisht për marrëveshjen tregtare me vendet e Mercosur Brazil, Argjentinë, Uruguai dhe Paraguai.

Grupi “Patriotët për Evropën” përfshin, ndër të tjera, eurodeputetë nga Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen të Francës dhe partia e kryeministrit hungarez Viktor Orbán. Në mënyrë që një mocion censurimi të debatohet dhe të vihet në votim në Parlamentin Europian, ai duhet të mbështetet nga të paktën 10% e eurodeputetëve.