Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa tha se Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE edhe përpara vitit 2030.


Në nisje të turit ballkanik nga Beogradi, Costa theksoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë qartësisht shtetet më të përparuara në këtë proces sesa shtetet e tjera kandidate.

“Procesi i zgjerimit është i bazuar në merita. Ne kemi një metodologji qe funksionon njësoj për të gjitha shtetet kandidate  por herë pas here disa prej tyre ecin më shpejt. Ne do të dëshironin që të gjashtë shtetet ballkanike të mund të ecin me të njëjtin ritëm.  Nuk kam një datë të caktuar se kur do të ndodhë anëtaresimi i plotë i këtyre shteteve në familjen evropiane.

Pse jo në vitin 2030? Pse jo më parë? Anëtarësimi është një proces i bazuar në meritë. Shqipëria dhe Mali i Zi janë qartësisht shtetet më të përparuara në këtë proces sesa shtetet e tjera kandidate. Nëse ato i kryejnë reformat, mund të anëtarësohen në BE edhe përpara vitit 2030”, tha Antonio Costa, Presidenti i KE.

Pas vizitave në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ndalesa e fundit turit ballkanik për Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa do të jetë Shqipëria, ku ai do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.


Shtuar 13.05.2025 16:25