Presidenti i Bullgarisë njoftoi dorëheqjen, dyshohet se ai do të krijojë një parti të re politike

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka njoftuar sot gjatë një fjalimi se do të japë dorëheqjen nga detyra, një vendim që ka nxitur spekulime se ai mund të krijojë një parti të re politike, në një kohë kur vendi po përballet me një krizë të thellë qeveritare.

Radev, i cili pritej të ushtronte një rol kryesisht ceremonial deri në janar të vitit 2027, deklaroi se do ta paraqesë dorëheqjen në Gjykatën Kushtetuese të martën. Nëse ajo miratohet, detyrën e presidentit do ta marrë zëvendëspresidentja Iliana Iotova deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në nëntor.

Presidenti ka shprehur vazhdimisht skepticizëm ndaj përpjekjeve të fundit të Bullgarisë, për t’u bashkuar me euron dhe pikëpamjet miqësore me Kremlinin në lidhje me luftën në Ukrainë, u zgjodh president në vitin 2016 dhe përsëri në vitin 2021.

Dorëheqja e tij vjen në kulmin e krizës politike në vend, e cila e ka çuar Bullgarinë drejt zgjedhjeve të teta parlamentare brenda vetëm katër viteve.


Shtuar 19.01.2026 19:20