Prapaskenat e sulmit izraelit, Presidenti i Iranit u plag*s nga bombardimet

Presidenti iranian Masoud Pesekian i shpëtoi vdekjes në “fije të perit” gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Fars.

‘Fars’ raportoi të shtunën se Forcat Ajrore Izraelite bombarduan kompleksin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit më 16 qershor, tre ditë pasi filloi lufta.

Gjashtë raketa goditën hyrjet dhe daljet e ndërtesës, një praktikë e ngjashme me atë të përdorur gjatë operacionit izraelit për të vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah.

Sulmi shkatërroi rrjetin e energjisë elektrike, sipas raportit të Fars. Pjesëmarrësit në një takim të mbajtur brenda ndërtesës në atë kohë arritën të gjenin strehim të sigurt, por disa prej tyre, përfshirë Pezheskian, u plagosën në këmbë.

Në një intervistë me prezantuesin televiziv amerikan Tucker Carlson rreth një javë më parë, Pezheskian kishte përmendur tashmë atentatin ndaj tij, duke sugjeruar një rrjedhje të mundshme informacioni nga agjencitë e inteligjencës për shkak të saktësisë së sulmit.

“Ka pasur spekulime se një agjent ishte i përfshirë”, raportoi Fars, e cila kritikoi mediat perëndimore për injorimin e një “akti flagrant të terrorizmit shtetëror”, ndërsa dënoi vendimet fetare të udhëheqësve iranianë kundër figurave të tilla si Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.


Shtuar 13.07.2025 16:57

Tags: ,