Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të katërtin vit me radhë rënien natyrore të popullsisë. Që nga viti 2012, në BE ka pasur më shumë vdekje sesa lindje, duke e bërë migrimin burimin e vetëm të rritjes demografike.

Vitin e kaluar, migrimi neto ishte 2.3 milion persona, duke balancuar një rënie natyrore prej 1.3 milion banorësh. Vdekjet arritën në 4.82 milion, ndërsa lindjet ishin vetëm 3.56 milion. Ndërkohë, Gjermania, Franca dhe Italia përbëjnë gati gjysmën e popullsisë së Unionit.

Në vitin 2024, 19 shtete anëtare regjistruan rritje të popullsisë, ndërsa tetë pësuan rënie. Malta kishte rritjen më të lartë (19 për 1,000 banorë), ndërsa Letonia pësoi rënien më të madhe (-9.9).

Eurostat thekson se rikthimi i lëvizjes pas pandemisë ka ndikuar ndjeshëm në këtë rritje. Megjithë shqetësimet për migrimin, kalimet e paligjshme ranë me 38% dhe ishin më të ulëtat që nga viti 2021. Disa vende si Gjermania, Belgjika dhe Polonia vendosën kontrolle kufitare të përkohshme.

Rënia e normave të lindshmërisë dhe plakja e popullsisë përbëjnë sfida serioze për të ardhmen ekonomike dhe sociale të BE-së.


Shtuar 11.07.2025 21:41