Polonia zgjat mbrojtjen për refugjatët ukrainas

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka rarifikuar ligjin që zgjat mbrojtjen e përkohshme të refugjatëve ukrainas, por që kufizon mbështetjen, tha zyra e tij më 26 shtator. Polonia ka mirëpritur më shumë se 1 milion refugjatë ukrainas që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit të tyre në shkurt të vitit 2022. Shumica e refugjatëve janë gra dhe fëmijë.

Nawrocki kishte vendosur veto në draftin e parë të tekstit që i ishte dërguar nga Qeveria polake në gusht, duke kërkuar që disa nga përfitimet për refugjatët të hiqeshin. Kjo kërkesë rriti shqetësimet në mesin e komunitetit ukrainas, por edhe punonjësit polakë, të cilët u frikësuan se mund të humbasin punën.

Credins Bank oferte per pajisje me POS
Qeveria më pas përgatiti një projektligj të ri, të cilin e nënshkroi Nawrocki të premten. Varshava është mbështetëse e fuqishme e Kievit dhe po ashtu është shtet transit për armët perëndimore dhe ndihmën humanitare që shkon në Ukrainë.

Qeveria polake tha përmes një deklarate se ndryshimet në tekstin e ligjit “do të eliminojnë shkeljet që lidhen me pagesat për familjet”, veçmas për shtetasit ukrainas që nuk jetojnë në Poloni. Po ashtu, këto ndryshime “do të adresojnë çështjen e banimit të refugjatëve ukrainas të luftës në Poloni”.


Shtuar 26.09.2025 23:05