Një sasi e madhe parash është sekuestruar nga policia në Gabon të Afrikës, pas grushtit të shtetit që rrëzoi presidentin Ali Bongo.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë valixhe të mbushura plot me kartëmonedha frangash, dollarësh dhe eurosh, që supozohet se janë sekuestruar në banesën e presidentit Bongo.
BREAKING African leaders are wicked !! Bags Of Money Found In Ousted Gabon President’s HOME pic.twitter.com/qAErDQPHTG
— Biafran Airline News (@BiafranAirlines) August 31, 2023
Ky i fundit fitoi zgjedhjet me 64.2% të votave, megjithatë një grusht shteti i organizuar nga ushtria që tashmë ka marrë pushtetin, i deklaroi zgjedhjet si të manipuluara dhe e vendosi presidentin nën masën “arrest shtëpie”.