Policia angleze e ndjek për tre minuta me makinë, kapet trafikanti shqiptar (VIDEO)

Francesko Ago, një shqiptar 24-vjeçar, u dënua në Gjykatën e Carlisle pasi shpejtoi dhe u largua nga autostrada në kryqëzimin 42 në Carlisle, duke udhëtuar me 112km/orë brenda një zone ku shpejtësia e lejuar është 80km/orë. Videoja e pamjeve të kamerave të policisë angleze tregon një ndjekje të tmerrshme me shpejtësi të lartë, e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi.

“Këmbësorët ishin përreth. Manovrat e parakalimit detyruan përdoruesit e tjerë të rrugës të ndërmarrin veprime shmangëse. Ai hyri në Mallyclose Drive me një shpejtësi të tillë sa humbi kontrollin dhe u përplas me një tabelë rrugore dhe një mur kopshti.” tha prokurori Brendan Burke në gjykatë.

Shqiptari u përplas me një tabelë rruge dhe më pas u largua në këmbë, por arrestua nga forcat e rendit. Mësohet se ndjekja zgjati tre minuta në total. Kur u kontrollua makina e tij, u zbuluan 10.5 kg kanabis, me vlerë rreth 105,000 £ në total.

Ago akuzohet për katër vepra penale: drejtimin e rrezikshëm të mjetit, posedimin e kanabisit me qëllim furnizimin ose shitjen, mungesa e sigurimeve dhe drejtimi i automjetit kundra rregullave të kodit rrugor. Mësohet se 24-vjeçari shqiptar u dënua me 14 muaj burg.


Shtuar 18.03.2024 21:30