“Po humbas gjak”, shqiptarja në Angli u qëllua me thikë në rrugë pasi la fëmijët në shkollë

Një tjetër shqiptare u masakrua me thikë në rrugë.

Ngjarja e rëndë këtë herë u regjistrua në Luton të Anglisë.

Sipas Daily Mail, ajo u qëllua me thikë pranë një shkolle fillore në një orar të ngarkuar me lëvizje.

Viktima shqiptare u godit disa herë me thikë dhe u la në një pellg gjaku.

Dëshmitarët thanë se ajo po ulërinte: “Ndihmë, më ndihmoni, po humbas gjak”.

Policia tha se viktima është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Një burrë është arrestuar pak pas ngjarjes.

Dëshmitarët thanë se viktima kishte probleme me ish-bashkëshortin, i cili ishte paraqitur në banesën e saj dhe ishte bërë i dhunshëm.

“Ishte horror, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë që e kapi për fyti dhe më pas i futi dorën në gojë që të mos bërtiste.

Më pas e goditi disa herë me thikë në të gjithë trupin dhe e la në rrugë”, tha një dëshmitar.

Edhe ai konfirmoi se gruaja u sulmua sapo la fëmijët në shkollë.


Shtuar 21.05.2024 20:17