Përshkallëzohet situata në Liban/ Raportohen shtatë sulme brenda dy orëve, humbin jetën katër persona dhe plagosen dhjetëra të tjerë

Konflikti mes Libanit dhe Izraelit ka përshkallëzuar, duke regjistruar orët e fundit në Liban një rritje e konsiderueshme e sulmeve ajrore izraelite. Mediat shkruajnë se të paktën shtatë sulme u raportuan brenda dy orëve, kryesisht duke synuar periferitë jugore të Bejrutit.

Si pasojë e kësaj kanë humbur jetën katër persona dhe dhjetëra të plagosur. Imazhet nga zona tregojnë shkatërrim të gjerë në një lagje të populluar dendur, me rrugë të ngushta, ku banorët mbanin njerëz të plagosur të mbështjellë me batanije mes reve pluhuri dhe mbeturinash.

Të lidhura

None found


Shtuar 5.04.2026 18:37

Tags: ,