Ushtria izraelite ka njoftuar se ka goditur vende industriale “në të gjithë Iranin” të përdorura për të prodhuar armë, përfshirë raketa balistike, në ditën e katërt të një sulmi të përbashkët SHBA-Izrael kundër Republikës Islamike.
“Gjatë sulmeve të kryera në të gjithë Iranin, IDF shënjestroi vende industriale të përdorura nga regjimi iranian për të prodhuar armë, veçanërisht raketa balistike”, tha ushtria në një deklaratë.
Ndërsa më herët, Teherani zyrtar tha se do të vijojë bombardimet. Irani do të vazhdojë të përgjigjet “derisa të ndalet agresioni”, tha ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Ali Bahreini.
“Nëse një bazë në një vend fqinj do të përdorej për të sulmuar dhe pushtuar vende të tjera, do të ishte një objektiv legjitim”, shtoi ambasadori.
