Një 41-vjecar shqiptar, ka mbetur i plagosur, ndërsa dy bashkëatdhetarë të tij janë arrestuar në Selanik.
Ngjarja ka ndodhur në qendër te Selanikut ku 41-vjecari shqiptar është plagosur me thikë në shpatullën e majtë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar të plagosurin për ndihmë mjekësore, ndërkohë që ka gjetur thikën si dhe 3 gëzhoja arme zjarri.
Hetimi ka zbuluar se autorë ishin dy shqiptarë të tjerë, një 34-vjecar dhe një 36-vjecar. Ky i fundit rezulton person në kërkim në Greqi për trafik droge dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
Pas arrestimit të dy autorëve, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tyre ku ka gjetur dhe sekuestruar 133.51 gram marihuana dhe 1 celular.