Përplasen dy trena në Mynih, 1 i vdekur dhe 30 të plagosur

Një aksident i friksëm hekurudhor ka ndodhur pak çaste më parë në afërsi të Mynihut, ku dy trena janë pëplasur duke shkaktuar një viktimë dhe 30 të plagosur.

Sipas zyrtarëve policorë, dy trenat janë përplasur në orët e pasdites më 14 shkurt, afër stacionit Ebenhausen-Schäftlarn, në jugperëndim të Mynihut.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, ka thënë një zëdhënës i policisë, duke njoftuar se hetimet janë duke vazhduar ende.

Operatori i hekurudhave, Deutsche Bahn, ka njoftuar në Tëitter se ka “objekte në binarë” në zonën e aksidentit. Linja është mbyllur dhe në vendin e aksidentit janë dërguar autobusë.


Shtuar 14.02.2022 20:11