Në Serbi mbrëmë pati incidente në protestat të cilat u zhvilluan në disa qytete të vendit. Në Novi Sad, pati një konflikt midis një grupi demonstruesish dhe mbështetësve të Partisë Progresive Serbe, të cilët u mblodhën para ambienteve të SNS-së për të mbrojtur ndërtesën. Kur demonstruesit arritën në ato ambiente, u qëlluan me mjete piroteknike dhe ndërtesa e selisë së SNS-së u dogj. Përleshje midis policisë dhe demonstruesve ndodhën edhe në Beograd, në disa vende.
Në lidhje me këtë situatë Ministria e Punëve të Brendshme serbe reagoi duke u shprehur se pamjet e shpërndara në mediat sociale janë nxjerrë nga konteksti dhe se policia nuk ka dhunuar demonstrueisit. Sipas ministrisë policia është sulmuar nga protestuesit. Më konkretish në reagim ministtia u ndal tek rasti i një videoje që qarkullon kur policia dhunon një grua.
Sipas njoftimit mbi policët u hodhën blloqe betoni, shishe qelqi dhe sende të tjera, duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme thotë se nuk do të tolerojë dhunën kundër oficerëve të policisë, as përpjekjet për të portretizuar në mënyrë të rreme punën e tyre me qëllim dëmtimin e reputacionit të tyre.