Një grua 76-vjeçare në Romë ka humbur jetën të dielën në mbrëmje pas një zjarrit të shkaktuar nga një qiri.
E moshuara përdorte qirinjtë për të kursyer energjinë elektrike, sipas medieve italiane.
Viktima jetonte me bashkëshortin 77-vjeçar dhe djalin 51-vjeçar, të cilët arritën të shpëtonin veten.
Tragjedia ndodhi në via del Pigneto. E moshuara nuk mund të lëvizte për shkak të problemeve shëndetësore.
Sipas një rindërtimi fillestar, zjarri filimisht shpërtheu në dhomën e gjumit./Albeu.com/