Pas ndalimit të Facebook dhe Instagram çfarë përdorin rusët tani?

Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në muajin e saj të dytë, qindra media dhe rrjete sociale janë zhdukur nga rrjeti rus në përpjekje për të shtypur qarkullimin e informacionit rreth konfliktit.

Në fillim të kësaj jave, një gjykatë ruse shpalli fajtore Metën, kompaninë mëmë të Facebook dhe Instagram, për aktivitet “ekstremist” në lidhje me njoftimin e mëparshëm të kompanisë se do të lejonte mesazhe që nxisin dhunë kundër Vladimir Putin dhe trupave ruse në Ukrainë.

Meta që atëherë ka ngushtuar fushën e udhëzimit, duke thënë se do të ndalonte thirrjet për vdekjen e një kreu shteti. Gjithsesi platformat u bllokuan nga Roskomnadzor, mbikëqyrësi i medias ruse, dhe implikimet e sakta të këtij vendimi mbeten të paqarta.

Edhe pse shumë mund të hyjnë ende në faqet e aplikacioneve duke përdorur VPN, të tjerët po kthehen drejt alternativave të tjera të njohura ruse si Vkontakte ose Odnoklassniki.
Rashid Gabdulhakov, një asistent profesor në departamentin e medias në Universitetin e Groningenit, beson se përdoruesit e deritanishëm rusë që kanë përdorur Instagramin për të gjeneruar të ardhura do të shkojnë drejt alternativave vendase si “Rossgram” e cila do të lançohet zyrtarisht javën e ardhshme.

Kjo nënkupton që vendi do të mbyllet në këtë ‘Perde të Hekurt’ dixhitale, ku ka platforma të brendshme, argëtim vendas, informacione të brendshme të miratuara nga shteti dhe gjithnjë e më pak akses në informacione reale rreth asaj që po ndodh.


Shtuar 11.04.2022 14:11