Pas Facebook, Rusia bllokon aksesin edhe në Twitter

 

Twitter është bllokuar në Rusi, sipas agjencisë së lajmeve Interfax – pak më shumë se një orë pasi u njoftua se aksesi në Facebook ishte ndërprerë.

Lëvizjet do të nënkuptojnë se rusët e zakonshëm do të kenë edhe më pak akses në informacione rreth konfliktit në Ukrainë nga burime të jashtme.

Siç sapo raportuam, Vladimir Putin i Rusisë sapo ka nënshkruar një dekret që do të dënojë deri në 15 vjet burg personat që përhapin lajme “të rreme” për luftën.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar” për përpjekjet e Rusisë për të mbytur informacionin për qytetarët e saj.

“Kjo është pjesë e përpjekjes së tyre … për të ndërprerë një sërë informacionesh nga publiku i tyre,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për këtë dhe të shqetësuar për kërcënimin ndaj lirisë së fjalës në vend.”


Shtuar 4.03.2022 20:49