Pas dramave të fundit, Arbenita Ismajli ndan një tjetër mesazh

Pas një periudhe në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave mbi marrëdhënien me ish-partnerin Fero, modelja Arbenita Ismajli rikthehet me një tjetër postim.

Së fundmi, ajo publikoi në Instagram një video të vajzës së saj, Ninës, ndërsa në sfond dëgjohej një audio.
“Unë thjesht nuk mendoj që në këtë kohë jemi të destinuar të jetojmë një jetë të parehatshme. Nuk e kam vullnetin”, thuhet në të.
Ky mesazh i shkurtër, por i fuqishëm, duket se reflekton gjendjen e Arbenitës dhe vendosmërinë e saj për të mos u përballur më me situata të tilla.

Postimi i saj i fundit tregon qartë se, pavarësisht sfidave të së kaluarës, modelja nga Kumanova është e fokusuar të ndërtojë një të ardhme të re dhe më të shëndetshme për veten dhe vajzën e saj.


Shtuar 10.09.2025 12:17

Tags: