Pas dështimit të negociatave, frikë për rrifillimin e luftës! Izraeli bëhet gati për bombardime, Trump: Mund t’i jap fund Iranit brenda një dite

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ka urdhëruar forcat e armatosura të vendit të kalojnë në një nivel të lartë gatishmërie dhe të përgatiten për mundësinë e rifillimit të luftimeve me Iranin. Sipas mediave izraelite, ky vendim vjen pas dështimit të bisedimeve në Pakistan.

Faqja “Ynet” raporton se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë nisur tashmë një procedurë të brendshme të quajtur “gatishmëri për luftë”, që synon rritjen e përgatitjes operacionale në rast përshkallëzimi të situatës.

Të lidhura

None found

Ndërkohë nga ana tjetër presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në një intervistë për “Fox News” se Shtetet e Bashkuara kanë kapacitetin për të shkatërruar Iranin brenda një dite, nëse situata përshkallëzohet.

Duke folur për politikën ndaj Teheranit, Trump tha se Irani nuk duhet të ketë kontroll mbi kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit dhe se, sipas tij, ose do të garantohet kalim i sigurt për të gjitha anijet, ose për asnjë.

Ai shtoi gjithashtu se SHBA nuk do të lejojë që Irani të përfitojë ekonomikisht nga shitja e naftës, duke paralajmëruar masa të ashpra dhe duke e krahasuar qasjen e mundshme me bllokada të mëparshme ekonomike.

Trump theksoi gjithashtu se infrastruktura energjetike e Iranit mbetet një objektiv i ndjeshëm në rast përshkallëzimi të mëtejshëm.

“Mund ta shkatërroj Iranin brenda një dite… Mund të kem të gjithë energjinë e tyre, gjithçka, çdo central të tyre, centralet e tyre gjeneruese të energjisë elektrike, gjë që është një gjë e madhe”, tha ai.


Shtuar 12.04.2026 17:29

Tags: , ,