Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është e mirë që Ukraina është në dialog me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe theksoi se ka tregues që stafi i Trump “po na dëgjon”.
“Sot, bisedimet vazhdojnë në Zvicër. Në praktikë, grupet do të punojnë gjatë natës dhe do të ketë edhe informacione të tjera,” tha presidenti i Ukrainës në mesazhin e tij të përditshëm në mbrëmje.
Në të njëjtën kohë, zyrtarë amerikanë dhe ukrainas po diskutojnë për një vizitë të mundshme të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Uashington këtë javë, për të diskutuar një plan paqësor me Donald Trump, sipas burimeve.
Një nga burimet tha se ideja kryesore është të diskutojnë çështjet më të ndjeshme të propozimit amerikan, siç është territori. Ende nuk është caktuar një datë.
