Nga sot Rumania dhe Bullgaria hyjnë në zonën Shengen me kufij ajror dhe detar, bazuar në vendimin e Këshillit të BE-së nga dhjetori 2023.
Arsyeja e anëtarësimit të pjesshëm është vetoja e vendosur nga Austria, e vetmja anëtare e BE-së që ka shprehur kundërshtime, e nxitur nga frika e fluksit të azilkërkuesve, njofton agjencia bullgare BTA.Me hyrjen e Bullgarisë dhe
Rumanisë, zona Shengen, e krijuar në vitin 1985, tani do të ketë 29 anëtarë – 25 nga 27 vendet anëtare të BE-së, si dhe Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.
Kryeministri i Rumanisë, Marsel Colaku, tha se deri në fund të vitit do të vijë integrimi i plotë i vendit, duke përfshirë edhe kufijtë tokësorë.
Komisioni Evropian përshëndeti pranimin e dy vendeve në zonën Shengen dhe presidentja e KE-së Ursula von der Leyen e quajti atë një “sukses të madh”.
“Unë mirëpres heqjen e kontrollit të brendshëm të kufijve ajror dhe detar. Ky është një sukses i madh për të dy vendet. Dhe gjithashtu një moment historik për zonën Shengen, zona më e madhe e lëvizjes së lirë në botë. Së bashku ne po ndërtojmë një Evropa më e fortë dhe më e bashkuar për të gjithë qytetarët tanë”, tha presidentja e KE-së.
Hapi tjetër është heqja e kontrolleve edhe në kufijtë e brendshëm tokësorë.