SHBA-ja ka reaguar pas deklaratës së Presidentit rus ku paralajmëronte për luftë bërthamore, duke e quajtur atë një deklaratë të pamatur dhe të papërgjegjshme.
Një zyrtar tha se Uashingtoni nuk ka parë asnjë tregues se Moska është gati të ‘shtypë butonin’ për përdorimin e armëve bërthamore.
Më herët Putin tha se janë gati për luftë bërthamore, por se nuk “nxitohen”, ndërsa shtoi se nëse SHBA do të dërgonte trupa në Ukrainë, këtë veprim do ta konsideronin si një përshkallëzim të konfliktit.