“Nëse bojkotojmë menjëherë naftën dhe gazin rus, do të kemi mungesa të mëdha furnizimi në Gjermani,” tha ministri i ekonomisë dhe energjisë Robert Habeck, shkruan The Guardian
Ai parashikoi “papunësi masive, varfëri, njerëz që nuk do të kenë mundëis të ngrohen apo të furnizojnë makinat” nëse vendi i tij ndalon përdorimin e naftës dhe gazit rus.
Shumë pak ekonomi të tjera perëndimore janë aq të varura nga energjia ruse sa Gjermania: 55% e gazit natyror, 52% e qymyrit dhe 34% e naftës që përdoret në vend vjen nga Rusia, për të cilën vendi paguan qindra mijëra euro në ditë.