Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon, Papa Leo XIV u është drejtuar njerëzve në Vatikan që po festojnë sot të Dielën e Palmave.
BBC shkruan se, Papa deklaroi se Zoti i refuzon lutjet e udhëheqësve që fillojnë luftëra dhe kanë duart plot me gjak. Në atë që është interpretuar si një kritikë ndaj atyre të përfshirë në luftën SHBA-Izrael me Iranin.
Të lidhura
None found
“Ky është Hyji ynë, Jezusi, Mbret i paqes, që e hedh poshtë luftën, të cilin askush nuk mund ta përdorë për të justifikuar luftën. Ai nuk i dëgjon lutjet e atyre që bëjnë luftë, por i hedh poshtë ato. Edhe pse luteni shumë, unë nuk do t’ju dëgjoj, duart tuaja janë plot me gjak.”, thotë Papa.
