Papa Françesku zbulon mëkatin “më të rrezikshëm”

“Grykësia po vret planetin”. Ky është paralajmërimi i Papa Françeskut, i cili e ka veçuar atë si mëkatin më të rëndë, duke përmendur ndikimin e saj shkatërrues në Tokë.

Udhëheqësi katolik tha se ndërkohë që nuk ka asgjë të keqe të shijosh vaktet, njerëzit kanë zhvilluar një zakon të mosmoderimit kur bëhet fjalë për ushqimin.

Papa ka paralajmëruar më parë se bota siç e njohim ne po “po shembet dhe mund të jetë afër pikës së thyerjes” mes ndryshimeve klimatike që përshpejtohen me shpejtësi dhe mosveprimit të liderëve globalë. Tetorin e kaluar, ai emëroi vendet e zhvilluara perëndimore si fajtorët kryesorë pas krizës.

Duke folur gjatë audiencës së tij të përgjithshme javore, Papa argumentoi se nga pikëpamja sociale, grykësia është “ndoshta vesi më i rrezikshëm që po vret planetin”. Ai u ndal te grykësia si elementi me cilën ne kemi sulmuar gjatë shekujve të fundit të mirat e planetit.

Ai vuri re se një numër në rritje njerëzish duket se kanë një marrëdhënie të çekuilibruar me ushqimin, gjë që manifestohet në çrregullime të të ngrënit. Sipas Papës, këto çrregullime janë “kryesisht të lidhura me mundimet e psikikës dhe shpirtit”.

“Ushqimi është shfaqja e diçkaje të brendshme: predispozicioni për ekuilibër ose përbuzje… ndjeshmëria e atyre që dinë të ndajnë ushqimin me nevojtarët, ose egoizmi i atyre që grumbullojnë gjithçka për veten e tyre”, tha Ati i Shenjtë.

Kujtojmë se në thirrjen e tij Apostolike në tetor, Papa hodhi poshtë nocionin se kombet më të varfra mbajnë pjesën e luanit të përgjegjësisë për ngrohjen globale, duke theksuar se “emetimet për individ në Shtetet e Bashkuara janë rreth dy herë më të mëdha se ato të individëve që jetojnë në Kinë dhe rreth shtatë herë më të mëdha se mesataren e vendeve më të varfra”.


Shtuar 12.01.2024 22:56