Papa Françesku shfaq probleme shëndetësore, shoqërohet në spital

Papa Françesku, iu nënshtrua kontrolleve mjekësore në një spital në Romë të mërkurën.

Në një deklaratë për media Vatikani sqaroi se Papa ishte me grip, por pas kontrolleve mjekësore ai u shoqërua sërish në Selinë e Shenjtë.

Imazhet televizive treguan një Fiat të bardhë, një makinë që Françesku përdor rregullisht, duke u larguar nga spitali në qendër të Romës.

Papa Françesku anashkaloi një lexim në audiencën e tij javore të së mërkurës, duke ia deleguar detyrën një ndihmësi dhe duke u thënë besimtarëve se nuk ishte mirë.

Papa, i cili ka pasur një sërë problemesh shëndetësore kohët e fundit, kishte anuluar takimet të shtunën dhe të hënën për shkak të asaj që Vatikani e quajti një grip të lehtë.

Të dielën, ai iu drejtua turmave në Sheshin e Shën Pjetrit si zakonisht, për të dhënë mesazhin e tij.

“Të dashur vëllezër dhe motra, unë kam ende pak të ftohtë,” i tha Papa Françesku audiencës të mërkurën, duke njoftuar se dikush tjetër do të lexonte mesazhin e tij./albeu.com


Shtuar 28.02.2024 14:07