Pamje të trishta, palestrat e shkollave në Turqi mbushen me trupat e viktimave të tërmetit

Pamje drithëruese nga Turqia. Stadiumet dhe palestrat e shkollave tashmë po shfrytësozhen si vende ku do te qëndrojnë përkohësisht trupat e pajetë të tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë. Banorët kalojnë pranë qindra trupave të shtrirë në stadiume dhe parkingje, duke hequr me kujdes batanijet nga fytyrat e tyre ndërsa përpiqen të identifikojnë të afërmit e tyre të vdekur pas tërmetit të fuqishëm që tronditi rajonin.

Shumë nga të vrarët në tërmetin i cili goditi në orët e para të mëngjesit të së hënës janë të vendosur në thasë të posaçëm, ose të mbuluar me batanije, derisa të afërmit ose miqtë ti gjejnë dhe ti marrin me vete. Trupat janë vendosur në tenda ose në trotuar jashtë spitalit me 1130 shtretër të ndërtuar në vitin 2016, i cili u dëmtua rëndë. Disa nga të vdekurit kanë etiketa me të dhënat e tyre personale, të tjerët jo. Ata që gjejnë njeriun e tyre marrin një certifikatë vdekjeje dhe leje varrimi nga një prokurori i pranishëm në vendngjarje dhe më pas i transportojnë me automjetet e tyre.

Sipas shifrave të fundit, në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, kanë humbur jetën mbi 12.000 persona. Sipas këtyre shifrave, që po ndryshojnë nga ora në orë, 9.057 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën në Turqi dhe 2.662 në Siri.Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit në këtë zonë.

 


Shtuar 8.02.2023 23:47