Pamje të reja nga vitet ’90 nxjerrin në dritë lidhjen mes Trump dhe Epstein

Fotografi dhe video të zbuluara rishtazi hedhin dritë mbi marrëdhënien e hershme mes Donald Trump dhe Jeffrey Epstein. Në materiale arkivore shihet Epstein i pranishëm në dasmën e Trump me Marla Maples në vitin 1993, si dhe në evente të tjera si sfilatat e Victoria’s Secret në fund të viteve ’90.

Trump dhe Epstein frekuentonin të njëjtat rrethe shoqërore në Palm Beach dhe New York, dhe shpesh shfaqeshin në të njëjtat festa dhe ambiente publike. Në një video të vitit 1999, ata shfaqen duke biseduar e qeshur së bashku.

Reagimi i Trump për CNN ishte i shkurtër: “Duhet të jesh duke bërë shaka me mua”, përpara se të mbyllte telefonin. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë i cilësoi pamjet si “jashtë kontekstit” dhe tha se raportimet janë pjesë e një fushate politike.

Zbulimet vijnë në një kohë kur po rritet presioni mbi autoritetet amerikane për të deklasifikuar dosjet e plota të lidhura me Epstein. Dëshmitë e reja shtojnë dyshimet publike mbi kontaktet që figura të njohura, përfshirë ish-presidentin Trump, kanë pasur me të në periudha kyçe.


Shtuar 23.07.2025 12:39

Tags: ,