Palestinezët falin namazin në rrënojat e xhamisë së shkatërruar në Khan Younis

Pavarësisht luftimeve të ashpra dhe të vazhdueshme mes forcave izraelite dhe Hamasit në Rripin e Gazas, palestinezët nuk i ndali kjo që të dalin dhe të falin Bajramin në rrënojat e xhamisë Al Rahma në Khan Younis.

Khan Younis është shkatërruar nga forcat izraelite gjatë sulmeve ajrore, por palestinezët nuk i pengoi kjo që të shënojnë festën e Bajramit.


Shtuar 16.06.2024 13:23