Pak ditë nga Lojërat Olimpike Dimërore në Itali, Papa Leo thirrje për paqe: Duhen hapa konkretë për të ulur tensionet!

Papa Leo ka bërë thirrje për një armëpushim vetëm pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Itali.

Duke pasur parasysh konfliktet e shumta të armatosura në të gjithë botën, kreu i Kishës Katolike u bëri thirrje sot udhëheqësve të bëjnë veprime konkrete për të ulur tensionet dhe për të kërkuar dialog.

Lojërat e 25-ta Olimpike Dimërore fillojnë të premten dhe më pas do të zhvillohen Lojërat Paralimpike. Qytetet pritëse janë Milano dhe Cortina d’Ampezzo.

Teksa ka folur para dhjetëra mijëra besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit, Leo i cilësoi të dyja ngjarjet si “shenja të forta vëllazërie që frymëzojnë shpresë për një botë në paqe”. Ai u bëri thirrje politikanëve të ndjekin këtë shembull.

Ideja e një armëpushimi olimpik, të paktën një armëpushim gjatë garave, daton që nga kohërat e lashta. Megjithatë, thirrje të tilla rrallë merren parasysh.

Në vitin 2014, Lojërat Olimpike Dimërore u mbajtën në vendpushimin rus të Detit të Zi, Soçi, pak para se Rusia të pushtonte gadishullin ukrainas të Krimesë. Presidenti rus Vladimir Putin më pas urdhëroi një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.


Shtuar 1.02.2026 22:54

Tags: , ,