OKB miratoi rezolutën e parë të inteligjencës artificiale

Është miratuar ditën e sotme nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) rezoluta e parë për inteligjencën artificiale (IA) bazuar në një dokument të prezantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dokumenti thekson se zhvillimi i shpejtë i IA-së kërkon rregulla ndërkombëtare dhe inkurajon bashkëpunimin në veçanti me vendet më të varfra. Nevojitet urgjentisht një konsensus global për sistemet e IA-së të sigurtadhe të besueshme. Dokumenti dënon keqpërdorimin e IA-së.

Pas disa muajsh negociatash mes diplomatëve, drafti u pranua nga organi më i madh i OKB-së pa ndonjë ndryshim të mëtejshëm të propozuar. Kjo bëri të mundur që Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh ta miratonte rezolutën unanimisht pa votim formal. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht detyruese.

Inteligjenca artificiale zakonisht i referohet aplikacioneve të bazuara në mësimin e makinerive. Zhvillimi i shpejtë i software-it gjithnjë e më të fuqishëm ofron mundësi të mëdha dhe ngre shpresa për përparim të madh në luftën kundër sëmundjeve të tilla si kanceri, apo problemeve të tilla si kriza klimatike.


Shtuar 21.03.2024 20:11