OKB: Izraeli të heqë bllokadën e ndihmave ndaj Rripit të Gazës

Koordinatori i ndihmës i OKB-së, Tom Fletcher i bëri thirrje sot Izraelit të heqë bllokadën që pengon ndihmën të arrijë në Rripin e Gazës, e cila ka qenë në fuqi për gati dy muaj. “Pengjet duhet të lirohen tani. Ata nuk duhej të ishin marrë kurrë nga familjet e tyre”, tha Fletcher.

“Por e drejta ndërkombëtare është e qartë: Si fuqi pushtuese, Izraeli duhet të lejojë mbështetjen humanitare. Ndihma nuk duhet të jetë kurrë një “kart negociimi”, tha Fletcher.

“Bllokimi i ndihmës i lë civilët pa ushqim. I lë ata pa mbështetje mjekësore bazë. I zhvesh ata nga dinjiteti dhe shpresa. Shkakton një ndëshkim kolektiv mizor”, tha Fletcher.

“Autoriteteve izraelite dhe atyre që ende mund të arsyetojnë me to, u themi përsëri: hiqeni këtë bllokadë brutale. Lërini humanitarët të shpëtojnë jetë”, përfundoi koordinatori i OKB-së.

Izraeli ka bllokuar shpërndarjen e ndihmës në Rripin e Gazës që nga 2 marsi. Më shumë se 2 milionë njerëz në zonën bregdetare të izoluar mbeten në nevojë të madhe – pas më shumë se 18 muajsh lufte.


Shtuar 1.05.2025 19:47

Tags: ,