“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës në Gaza pas sulmeve ajrore të fundit në Doha.

“Udhëheqësit terroristë të Hamasit që jetojnë në Katar nuk interesohen për fatin e popullit të Gazës. Ata kanë bllokuar përpjekjet për armëpushim me qëllim që ta zgjasin luftën për një kohë të pacaktuar. Eliminimi i tyre do të lejonte eliminimin e pengesës kryesore për lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe përfundimin e luftës,” shkroi ai në një postim në Twitter.

Familjet e pengjeve, nga ana e tyre, e akuzojnë Netanyahun se është një pengesë për përfundimin e luftës në Gaza.

“Operacioni që u zhvillua në Katar dëshmoi pa asnjë dyshim se ekziston një pengesë për kthimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës: Kryeministri Netanyahu. Sa herë që është gati të arrihet një marrëveshje, Netanyahu e saboton atë”, tha Forumi i Familjeve të Pengjeve në një deklaratë të lëshuar sot.


Shtuar 13.09.2025 23:18