Nuk lejon superjahtin e Jeff Bezo të kalojë, çmontohet ura historike

Roterdami ka konfirmuar se do të çmontojë urën historike “De Hef” për të lejuar superjahtin e e ndërtuar nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos.

Jahti luksoz po ndërtohet nga firma holandeze Oceanco.

Anija raportohet të jetë 127 metra e gjatë dhe gati 40 mjetra e lartë duke e bërë të pamundur kalimin në urën Koningshaven.

Nga bashkia e qytetit raportojnë se Bezos do të paguajë faturën përmes kompanisë që po e ndërton jahtin.

Kjo lëvizje po has shumë diskutime sepse ura e çelikut ka një histori të gjatë dhe tani është monument kombëtar./albeu.com


Shtuar 3.02.2022 12:48