Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti që goditi ditën e hënë Turqinë dhe sirinë, akualisht ka shkuar më shumë se 12 mijë persona që kanë ndërruar jetë.
Ndërkohë si pasojë e motit të keq dhe me temperatura shumë të ulta po rrezikohet edhe jeta e atyre që kanë mbijetuar, apo që vijojnë të jenë ende nën rrënoja.
Ndërsa rreth 1,500 qytetarë po jetojnë në tendat e ngritura me shpejtësi në Sanliurfa, një nga qytetet e Turqisë të goditur më rëndë nga tërmeti.’
Një i mbijetuar tregoi për news.sky se ai dhe familja e tij kaluan dy ditë në shi dhe temperatura të ulëta përpara se të vendoseshin në qendrat strehimore.
“Në vendin tim nuk ka mbetur asgjë, vetëm rrënoja. Ne u tmerruar, nuk mund të qëndronim atje. Të gjithë janë shumë të frikësuar”, ka thënë Mahmood.
Nga ana tjetër nipi i Mahmood, teksa mbante në krahë vajzën e tij të vogël, rrëfeu dramën që përjetoi: Vajza vetëm qante, nuk mund të flinte për shkak të ftohtit. Qan gjatë gjithë kohës, temperaturat janë shumë të ulëta”. ka thënë ai.
Ndërkohë ekspertët e kanë vlerësuar situatën si shumë kritike, pasi edhe të mbijetuarit e tërmetit po përballen me të ftohtin.
“Nuk kemi vdekur nga uria apo nga tërmeti, por do të vdesim të ngrirë nga i ftohti”, ka thënë një tjetër.