Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ndërmarrë vendimin drastik për të pushtuar plotësisht Gazën. Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë mësohet se Netanyahu ka konfirmuar këtë të hënë se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet ushtarake në zonat ku besohet se mbahen pengjet.
“Ne po angazhohemi për të çliruar Gazën nga tirania e këtyre terroristëve”, tha Netanyahu në një video-adresim të postuar në X.
“Shumë banorë të Gazës vijnë tek ne dhe thonë ‘Na ndihmoni të çlirohemi. Na ndihmoni të çlirohemi nga Hamasi’ dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”, shtoi ai.
Gjithashtu edhe Zyra e Kryeministrisë në një mesazh drejtuar Shefit të Shtabit i vendosi ultimatum që nëse nuk bie dakord atëhere le të japë dorëheqjen.
“Nëse kjo nuk ju përshtatet, atëherë duhet të jepni dorëheqjen”, mësohet të jetë mesazhi që Zyra e Kryeministrit i ka dërguar Gjeneralit Eyal Zamir.
Netanyahu dhe Zamir kanë qenë në kundërshtim me mënyrën se si po zhvillohet lufta në Gaza, me tensione që “kanë arritur kulmin” këtë të hënë.
Njoftimi i Netanyahut vjen pas muajsh bisedimesh të dobëta në Katar midis Izraelit dhe Hamasit, ndërsa ndërmjetësuesit përpiqen të kapërcejnë pengesat nga të dyja palët dhe të arrijnë një armëpushim dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve, ndërsa situata humanitare në Rrip përkeqësohet.