Turqia dhe Siria u goditën një javë më parë nga një tërmet me magnitudë 7.8, i vili deri më tani ka shkaktuar mbi 37 mijë viktima, mijëra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shembura.
Malatya’da, yaptığı hiçbir bina çökmeyen müteahhit konuştu: “Şimdi beni arıyorlar ‘Size madalya vereceğiz’ diyorlar.
O… çocuğu 300 milyar ceza yazdı bana o zaman. Süsü püsü yok diye… Şimdi süslü püslüler hep döküldü.” pic.twitter.com/llGpkI6rgv
— ? Muhbir (@ajans_muhbir) February 13, 2023
Ishin të shumtë zërat kritikë që theksuan se më shumë se tërmeti ajo që e bëri edhe më të madhe tragjedinë ishin ndërtesat e dobëta.
Një nga qytete që pati më shumë pallate të shembura dhe të dëmtuara ishte Malatja. Ajo që ra në sy ishte se një ndërtuesi nuk iu shemb asnjë pallat, edhe pse ai më herët ishte gjobitur me 300 miliardë lira turke, pasi sipas “ekspertëve” ndërtesat e tij ishin të shëmtuara.
“Atë kohë më vendosën gjobë prej 300 miliardë lirash. Tani po marrin në telefon dhe po thonë ‘Do të japim medalje”, u shpreh ndërtuesi turk.